Pronari i Chelseat, Roman Abramoviç është parë duke marrë pjesë sot në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Sky News.
Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegacione nga të dy vendet në Stamboll këtë mëngjes, thanë tre burime.
Kremlini tha më parë se Abramovç luajti një rol të hershëm në bisedimet e paqes, por procesi tani ishte në duart e ekipeve negociuese të të dy palëve.
Kjo vjen pasi burimet e cituara në raportin e WSJ pretenduan se Abramoviç dhe negociatorët ukrainas pësuan një helmim të dyshuar në fillim të këtij muaji.
Erdogan bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, krejt çka iu tha negociatorëve


