Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndaj kombëtares së Zvicrës me fillim nga ora 18:00 në Letzigrund të Zurichut.
Kosova dhe Zvicra takohen në ballafaqimin miqësor sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për këtë sfidë është mjaft i madh si nga ana e kosovarëve, ashtu edhe nga vendi mikpritës, që në këtë rast është Zvicra.
Mediumi i madh sportiv, “Blick” ka shkruar në lidhje me ndeshjen e sotme dhe rëndësi poashtu i ka dhënë kryetarit të FFK’së, Agim Ademit dhe problemeve që ai kishte javët e fundit në Kosovë.
“Vorbull para provës kundër Zvicrës”, e ka titulluar Blick” shkrimin për Ademin.
Mediumi zviceran ka pasqyruar dhe raportuar atë që ka ndodhur pak ditë më parë – kur Ademi u shoqërua në Polici, pas konfliktit me Artan Govorin, punëtorin e FFK’së.
“Para dy javësh, mediat në Kosovë raportuan: “Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi. 59-vjeçari duhet të paraqitet në polici dhe dërgohet në mbajtje. Akuza: Mësohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të Federatës. Një ditë më vonë ai u lirua përsëri, mohoi akuzat në mediat sociale dhe foli për një ndryshim në reputacion. Zgjedhjet e reja priten në fillim të prillit. Përveç Ademit, i cili është në krye që nga viti 2018, kandidon edhe Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit Fadil Vokrri. Kërkesa e parë e Vokrrit për kandidim u tha se ishte refuzuar pa arsye të votave të pavlefshme. A kishte dorë Ademi në këtë? Sido që të jetë, biznesmeni vite më parë u fut në telashe me ligjin kur dyshohet se kërcënoi një tjetër biznesmen. Pasoja atëherë? Jo”, shkruan fillimisht Blick.
Më pas, mediumi citon deklaratën e kryetarit të FFK’së para ndeshjes me Zvicrën.
“Lufta për pushtet në çdo cep dhe goditje. Ne i detyrohemi shumë Zvicrës, jo vetëm në aspektin sportiv. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që loja testuese funksionoi”, citon media zvicerane Ademin.
/GazetaBlic Sport



