Lajme

7 të plagosur nga sulmet me raketa në Kharkiv

03/29/2022 09:08
nga:Genita C

Forcat e armatosura ruse kanë sulmuar me raketa qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke shkatërruar disa shtëpi, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan BBC.

Sipas autoriteteve, 7 persona u plagosën gjatë sulmit.

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë hyrë në ditën e 34.