Lajme

‘Shpërthen’ Matoshi: Pafytyrësi e krim të mbahet Rakiqi në krye të Qeverisë

03/28/2022 23:57
nga:Gazeta Blic

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko me Kushtrim Sadikun i ka quajtur paftyrësi e krim thirrjet e zëvendëskryeministrtit, Goran Rakiq teksa iu ka bashkuar protestuesve në veri të vendit për lejimin e mbajtjes së zgjedhejve serbe edhe në Kosovë.

“Shikoni pankartat, thonë stop territorit të Kurtit. Këta janë njerëz të Rakiqit, e Rakiqi është zëvendës i Kurtit. Kjo është paftyrësia, krimi me u mbajtë zëvendëskryeministër një njeri që thotë top terrorit të Kurtit, unë s’po di. Ky është krim i krejt politikanëve “, tha Matoshi në Politiko me Kushtrim Sadikun.