Eliminimi nga Kampionati Botëror 2022 vazhdon të rëndojë mbi Italinë.
Pak ditë pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut (0-1), e cila eliminoi kampionët e Evropës vazhdon të jetë një dhimbje për trajnerin Mancini, shkruan GazetaBlic Sport.
Mancini madje mendon se Italia mund ta kishte fituar këtë kompeticion nëse do kualifikohej tutje.
“Ne do të kemi mundësinë të shohim më shumë të rinj, është thelbësore që klubet të bëjnë më shumë hapësirë për ta për të krijuar një të ardhme të ndritur. Në fakt, jam i sigurt se mund ta kishim fituar këtë Kupë Bote me shtimin e rastësishëm të një talenti të ri atje. Por kaq, tani është koha të shikojmë Kampionatin Evropian dhe të fillojmë përgatitjen për kualifikimet tona”, tha ai.
Mancini pranoi se problemet kanë lindur para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
“Që nga shtatori kemi qenë të pafat dhe nuk mund t’i fajësoj lojtarët sepse luajtëm futboll të mirë, por nuk ishim në gjendje të ishim efektivë. Mendoj se e mbani mend ndeshjen në Basel [0-0] ku mund të kishim shënuar dy gola dhe në këtë mënyrë do të kishim siguruar vendin e parë. Por tani nuk ia vlen të gjesh justifikime”, përfundoi italiani.
/GazetaBlic Sport/


