Lajme

Ja se çka mund të bëhet me antenat e vjetruara satelitore?

03/28/2022 18:07
nga:Donika Fetahu

Komuna e Prishtinës iu ka dhënë 90 ditë afat qytetarëve që t’i largojnë nga ndërtesat e tyre antenat e vjetruara satelitore, në të kundërtën do të intervenohet për largimin e tyre.

Ato ishin vendosur në vitet e 90-ta.

Por, tani ato nuk shërbejnë për asgjë pos të shiten për hekurishte.

Gjithashtu ndryshku që krijohet në antenat satelitore ndikon keq në shëndetin e qytetarëve.

Një alternativë se çka mund të bëhet me ato, Klan Kosova kishte raportuar para pesë vjetëve konkretisht në vitin 2017.