Showtime

Reagon Valon Syla rreth ngjarjes së djeshme në Oscars

03/28/2022 17:12
nga:Genita C

Opinionisti Valon Syla ka reagur pas ngjarjes që ndodhi dje në Oscars.

Aktori Will Smith, dje mori çmimin e më të mirit nga Akademia e Filimit, por,  gjatë ceremonisë goditi komedianin Chris Rock, pasi që ky i fundit po bënte shaka me bashkëshorten e Smithit, shkruan GazetaBlic.

Ngjarja bëri bujë të madhe e nuk u kalua pa u komentuar edhe nga opinionisti Valon Syla

Ai përmes një njoftimi lë në faj të dya palët sepse as humori i tepruar nuk cilësohet gjë e mirë, por edhe dhuna si kundërpërgjigje është e patolerueshme./GazetaBlic/