Përveç eliminimit befasues në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Maqedonisë së Veriut, botës iu tha se Italia kishte lënë dhomën e zhveshjes në stadiumin Renzo Barbera, në Palermo, në një gjendje të mjerueshme, me mbeturina në dysheme.
Këtë të hënë, Roberto Bonucci kërkoi falje, duke pranuar akuzat, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ishte një gabim i madh nga ana jonë, herën tjetër do t’u kushtojmë më shumë vëmendje atyre detajeve që bëjnë diferencën. Ne do të duhet të kërkojmë më shumë pastrim, t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhe kërkojmë falje për këtë”, tha Bonucci.
“Ajo që trajneri na ka dhënë në këto tre vite është diçka unike. U krijua një ndjeshmëri që rrallë krijohej në Coverciano [qendra stërvitore], kështu që vazhdimi me Mancinin është vetëm pasoja logjike. Idetë e tij, vlera e tij njerëzore, nuk diskutohen. Ne duam të vazhdojmë këtë rrugëtimin me të”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Italia u bë Kampion i Evropës duke fituar “Euro 2020” në finale ndaj Anglisë.
/GazetaBlic Sport/


