Sporti

Dardanët: Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë!

03/28/2022 15:43
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndaj Zvicrës në Cyrih.

Kosova dhe Zvicra luajnë ndeshje miqësore nesër me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” para kësaj ndeshje kanë shkruar se në këtë ndeshje duhet t’i përkrahin vetëm lojtarët tanë dhe nuk do të tregojnë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët e kombëtares së Zvicrës.

Ja njoftimi i tyre:

“Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi.
Dardanët distancohen nga lajthitjet tjera. Lusim që ta ruajmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.
Gjithashtu, na lejoni të ju njoftojmë se nesër do të grumbullohemi nga ora 12:00 në afërsi të hotelit Renaissance Zurich Tower, ku është e akomoduar edhe kombëtarja jonë e dashur. Pastaj gjatë pasditës së vonë nga aty do të vazhdojmë së bashku në kortezh drejt stadiumit, i cili gjendet më pak se 1 km nga hoteli në fjalë.
Përpara Dardanë që nuk zgjodhet oportunizmin para përfaqësimit të shtetit të juaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën!
Për tjerët s’ka përkrahje e as justifikim.
Ballëhapur, djem!
Përpara Kosovë”, shkruajnë DardanëDt.

/GazetaBlic Sport