Taulant Xhaka, futbollisti i njohur sot feston 31 vjetorin e lindjes.
Mes urimesh ai pranoi një më të veçantë nga vëllau i tij Graniti, shkruan GazetaBlic.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Graniti u shpreh:
“Urime ditëlindja e 31-të. Vëllau im hapat e parë i morëm bashkë, kur nuk kisha mbështetje ti ishe shtylla ime, në çdo hap këshillat e tua ishin frymëzimi dhe motivi im. Shëndet, lumturi të pafundme në familjen tonë”.
View this post on Instagram
Për Taulant Xhakën kjo ditëlindje është ndryshe nga të tjerat sepse para pak dite ai dhe bashkëshortja e tij njoftuan se janë në pritje të ëmbël për të dytën herë. /GazetaBlic/
View this post on Instagram


