Shqiptari Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Italisë.
Turqia dhe Italia do të ballafaqohen nesër nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Asistentë në këtë duel do të jenë poashtu shqiptarët: Juxhin Xhaja dhe Ilir Tartaraj.
Gjyqtari i katërt i ballafaqimit do të jetë Dojando Myftari.
Kombëtarja e Italisë dhe Turqisë nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës 2022, pasi u mposhtën nga Maqedonia e Veriut dhe respektivisht Portugalia.
/GazetaBlic Sport


