Steven Gerrard e ka përgëzuar Barcelonën për emërimin e Xavi si trajner kryesor të klubit.
Gerrard u kthye në Anfield të shtunën teksa drejtoi një skuadër legjendare të Liverpool kundër legjendave të Barcelonës në një ndeshje bamirësie, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se zgjedhja e Xavi ishte një lëvizje gjeniale nga Barcelona. Ai ka Barcelonën në ADN-në e tij,” tha trajneri i Aston Villa, Steven Gerrard.
Ai e di stilin që të gjithë njerëzit në Barcelonë duan të shohin dhe pas disa vitesh të komplikuara duket se ata po kthehen”, përfundoi Gerrard.
/GazetaBlic Sport


