Sporti

Fikret Shatri: Statovci po bën zhurmë, po ma çon mallin si me qenë zëdhënës i FFK’së

03/28/2022 08:41
nga:L J

Shumë zhurmë në debatet televizive në lidhje me zgjedhjet në FFK.

Dje, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Departamentin e Sportit në MRKS, Fikret Shatri ishte i ftuar në emisionin “Kampionët”, teksa foli për qëndrimet e MKRS në lidhje me zgjedhjet e 6 prillit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai nuk ishte shumë i kënaqur që po bëhej shumë zhurmë në emisione, teksa një gjë të tillë ia tha edhe analistit e trajnerit, Faruk Statovci.

“Nuk kemi nevojë me bë zhurmë, z.Statovci po bën zhurmë, po ma çon mallin si me qenë zëdhënës i FFK’së”, tha Fikret Shatri në Kanal10.

Vlen të ceket se Fikret Shatri nuk mund të duronte deri në fund dhe e lëshoi debatin, me arsyetimin se ka kokëdhimbje.

/GazetaBlic Sport