Në edicionin e 20-të të Forumit të DOHA-s po merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila foli për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, duke përmendur sakrificat e popullit të Kosovës por edhe ndihmën e vendeve mike.
“Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas sakrificës së madhe”, theksoi presidentja Osmani.
Tutje ajo shtoi se Serbia, nën regjimin e njeriut, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, ka kryer krime të përgjakshme.
Mes tjerash, presidentja Osmani, në fjalimin e saj në Forumin e DOHA-s, shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit në sferën diplomatike, ekonomike, tregtare e kulturore.


