Sporti

Haaland refuzon Manchester Cityn

03/27/2022 20:12
nga:E K

E ardhmja e Erling Haaland ende është e paqartë.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City raportohet të ketë ofertuar në drejtim të sulmuesit norvegjez, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të “AS” Haaland ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjez nuk besohet se ia ka mbyllur plotësisht derën klubit nga Premierliga, por ai thuhet se po pret edhe një ofertë nga Real Madridi përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

/GazetaBlic Sport.