Sporti

Isco drejt Serie A, afër kalimit te skuadra e njohur italiane

03/27/2022 19:50
nga:E K

Mesfushori i Real Madrid, Isco, duket që së shpejti do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Spanjolli nuk ka gjetur hapësira nën urdhërat e trajnerit italian, Carlo Ancelotti, ndërsa ai ka vendosur të largohet nga Spanja, shkruan GazetaBlic Sport.

Raportimet e fundit pretendojnë që Isco është afër kalimit në Serie A.

Fiorentina është e interesuar për shërbimet e tij, kurse ka zëra që ai aktualisht ndodhet në Firence.

/GazetaBlic Sport/