Showtime

Njihuni me vajzën nga Kosova, që u bë pjesë e “Për’puthen”, ajo zbuloi menjëherë të preferuarin e saj

03/27/2022 18:32
nga:Donika Fetahu

Një tjetër hyrje nga Kosova është bërë mbrëmë në “Për’puthen”.

Konkurrentja më e re e “Për’puthen” e që vjen nga Kosova quhet Filloreta Pira.

Ajo në prezantimin e parë të saj zbuloi se jeton mes Kosovës dhe Zvicrës ku ushtron biznesin e saj në fushën e “microblading”, tatuazheve të vetullave.

Filloreta, apo shkurt Leta e pranoi se është vetëm për një djalë në program.

I preferuari i saj i vetëm është Mevlani dhe neve na mbetet të shohim se si do të hecin gjërat mes tyre në këtë aventurë televizive.

Filloreta është konkurrentja e tretë femër nga Kosova, pas motrave Zyba, Rrushja dhe Laureta nga Suhareka.