Sporti

Arsenal interesohen për Abraham, Roma nuk planifikojnë ta shesin

03/27/2022 18:45
nga:Donika Fetahu

Tammy Abraham është një nga sulmuesit më në formë në vitin 2022, dhe kjo ka bërë që interesimi për të të jetë i madh.

Sulmuesi i Romës ka shkëlqyer nën urdhrat e Jose Mourinho, dhe interesimi për të vjen prej skuadrave të ndryshme. Një prej skuadrave që e duan anglezin është edhe Arsenal.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Roma nuk planifikon të shes kartonin e lojtarit.

Ky qëndrim i vështirëson planet e Arsenal, që së fundmi kanë qenë të lidhur ngushtë me spekulimet që çonin anglezin në ‘Emirates’.

Abraham ka shënuar 23 gola këtë sezon me Romën dhe është afër të thyej rekordin për më së shumti gola në një sezon debutues me ‘Giallorossi’.