Sporti

Hamilton vendos sonte një rekord të ri – më së shumti gara me një skuadër të vetme

03/27/2022 17:13
nga:E K

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton do të shënojë një tjetër rekord gjatë ditës së sotme.

Hamilton pati një vikend horror këtë javë në Arabi, por, ai mund ta vendos një rekord të ri përkundër rezultatit të keq.

Britaniku do të startojë me skuadrën e Mercedes, për të vendosur një rekord për garat e F1.

Hamilton do të niset për herë të 180-të në një garë, si anëtar i Mercedes.

Asnjë pilot tjetër nuk ka garuar më shumë gara GP me një skuadër të vetme, sesa Hamilton me Mercedes.

Grand Prix i sotëm fillon me fillim nga ora 19:00, sipas kohës sonë lokale.