Sporti

Lukaku mund të largohet nga Chelsea në verë, sulmuesit i pëlqen PSG!

03/27/2022 12:22
nga:L J

Aventura e Romelu Lukakut tek Chelsea po shkon drejt fundit.

Sulmuesi belg mund të largohet nga “Blues” pas vetëm një viti, për më tepër situata ekonomike e skuadrës londineze mund ta përshpejtojë transferimin në një afat të shkurtër, përdcjell GazetaBlic Sport.

Mediumet britanike raportojnë se ish lojtari i Interit pëlqen skuadrën e Paris Saint-Germain.

Klubi parisien në anën tjetër do të duhet të ‘rinovojë’  sulmin ekipi për sezonin e ardhshëm.

Kalimi i tij në Ligue 1 mund të jetë i mundur gjatë merkatos së verës.

/GazetaBlic Sport