Lajme

100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën nga ShBA-ja

03/27/2022 07:49
nga:Q R

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se ShBA-ja do t’i japë 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.

Kjo ndihmë do të bëhet për të ofruar siguri thelbësore kufitare, për të mbështetur funksionet e zbatimit të ligjit civil dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike qeveritare, raporton BBC.

“Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një ndihmë shtesë prej 100 milionë dollarësh në sigurinë civile, duke përfshirë automjete të blinduara dhe pajisje për Rojet Kufitare Shtetërore të Ukrainës dhe Policinë Kombëtare, të cilët janë në vijën e parë për të shpëtuar viktimat dhe për të mbrojtur civilët nga sulmi brutal i Putinit”, ka shkruar Blinken në Twitter.