Qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, gjatë ditës së djeshme u vu nën zjarr të rëndë me raketa, një nga disa objektiva në perëndim që do të goditeshin pavarësisht se Rusia tha se do të fokusohej në lindje.
Lviv deri më tani ka shpëtuar nga bombardimet e rënda dhe ishte bërë një qendër për ata që ikin nga luftimet.
Kryetari i Bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy, tha se sulmet e djeshme ishin një mesazh për presidentin e ShBA-së, Joe Biden, raporton BBC.
“Me goditjet e sotme, agresorët duan t’a “përshëndesin” presidentin Biden i cili aktualisht ndodhet në Poloni”, tha ai.


