Lajme

Zjarr në disa fshatra të Kamenicës, një i dyshuar

03/26/2022 23:23
nga:Genita C

Zjarr në disa fshatra të Kamenicës, ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë që nuk ka kapacitete të zjarrfikësve.

Pothuajse një mal të tërë e ka kapluar flaka.

Zjarri s’është as afër fikjes edhe pas tentimeve të vazhdueshme të zjarrfikësve.

Kjo sepse, përmasat e zjarrit janë të mëdha e numri i zjarrfikësve është i vogël.

Një vështirësi e tillë po pohohet edhe nga Kujtim Kallaba, Drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

E zjarrfikësit që po përballen me këto zjarre, tregojnë vështirësitë që po hasin.

Qytetarët nga këto fshatra, kanë dyshime që dikush qëllimisht ka ndezur këto zjarre.

Dyshimet e qytetarëve, i konfirmon edhe Policia Rajonale në Komunën e Gjilanit, e cila tregon se ka lokalizuar një të dyshuar nga Ranillugu.

Vatrat më të mëdha të zjarrit në Komunën e Kamenicës ka qenë në Meshinë, tek varrezat e dëshmorëve, Hodonoc, Karaçevë dhe Dubovë.