Nuk i takon presidentit amerikan, Joe Biden të vendosë nëse Vladimir Putin do të qëndrojë në pushtet, thotë Kremlini.
Siç raportuam edhe më herët, presidenti amerikan mbajti një fjalim me komente të drejtuara drejtpërdrejt ndaj popullit rus, duke e mbyllur me: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Sipas Reuters, një zëdhënës i Kremlinit u përgjigj: “Kjo nuk i takon Bidenit ta vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët”, shkruan BBC.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi, por theksoi se Putini nuk mund të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij.
Biden po mbante fjalimin më herët në Varshavë, ku ai u takua me ministra të qeverisë ukrainase dhe refugjatë që kanë kaluar kufirin për në Poloni.
Presidenti amerikan lajmin e fundit e jep nga Varshava
Biden paralajmëron Putinin: Mos shkel asnjë centimetër në territorin e NATO-s


