Lajme

Biden paralajmëron Putinin: Mos shkel asnjë centimetër në territorin e NATO-s

03/26/2022 19:05
nga:Genita C

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, që të mos mendoj për lëvizje në territorin e NATO-s.

“Mos mendoni as të lëvizni as në një centimetër të vetëm të territorit të NATO-s”, tha Biden nga Polonia, shkruan CNN.

Tutje, Biden tha se ShBA-ja është e përkushtuar ndaj detyrimeve të mbrojtjes kolektive të përcaktuara në kartën e NATO-s me fuqinë e plotë të fuqisë kolektive.

Por, Biden e bëri të qartë se konflikti aktual në Ukrainë që nuk është anëtare e NATO-s – nuk kërkon që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt.

“Forcat amerikane nuk janë në Evropë për t’u përfshirë në konflikt me forcat ruse, forcat amerikane janë këtu për të mbrojtur aleatët e NATO-s,” tha ai.