Sporti

Arsenal po mendon zëvendësuesin e Artetas

03/26/2022 17:24
nga:E K

Pas një fillimi shqetësues të sezonit, Arsenali ka bërë një rikthim të shkëlqyer në Premier League: pozicionohet në zonën e Champions League duke zënë vendin e 4-të në tabelë me një ndeshje më shumë në duar.

Megjithatë, vlefshmëria e kontratës së trajnerit spanjoll deri në qershor 2023 – nuk i garanton atij vazhdimësinë në krye të skuadrës londineze sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga Brazili, “Gunners” po shqyrtojnë mundësinë e punësimit të trajnerit Tite në vitin 2022, të cilit i mbaron kontrata me Kombëtaren e Brazilit pas Kupës së Botës.

Raportimet pretendojnë se gjithçka varet nga vazhdimësia e rezultateve të Arsenal deri në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/