Sporti

Frenkie de Jong: Xavi e ka kthyer në jetë Barcelonën

03/26/2022 16:58
nga:E K

Ardhja e Xavi Hernandez në Camp Nou ka sjellë në jetë Barcelonën dhe Frenkie De Jong është dëshmitar i kësaj.

Në një konferencë për shtyp për kombëtaren e Holandës e cila sot përballet me Danimarkën në një ndeshje miqësore – mesfushori i Barcës ka theksuar rolin e trajnerit në ndryshimin që ka ndodhur, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi luajtur shumë mirë. Ndihem shumë mirë në klub. Nuk mund të them asgjë negative për të. Filluam të luanim si skuadër dhe si rrjedhojë fillova të luaja edhe unë më mirë”, theksoi ai.

Në fatin e Baugranëve, sipas De Jong, ndikuan pozitivisht edhe përforcimet dimërore në Katalonjë. “Lojtarët e rinj shtojnë cilësinë. Tani kemi më shumë opsione dhe kjo e bën detyrën time më të lehtë. Jemi më të sigurt”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/