Pas një fillimi shqetësues të sezonit, Arsenali ka bërë një rikthim të shkëlqyer në Premier League, pozicionohet në zonën e Champions League, zë vendin e 4-të në tabelë dhe ka luajtur një ndeshje më pak.
Megjithatë, vlefshmëria e kontratës së trajnerit spanjoll, Mikel Arteta deri në qershor 2023, nuk i garanton atij vazhdimësinë në krye të skuadrës londineze sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas lajmeve nga Brazili, londinezët po shqyrtojnë mundësinë e basteve për Tite në sezonin 2022/23.
Trajneri aktual i skuadrës i jep fund lidhjes me Brazilin pas përfundimit të pjesëmarrjes në Kupën e Botës të këtij viti dhe TV Globo tashmë ka raportuar se të dy palët kanë kontaktuar mes vete.

/GazetaBlic Sport/


