Një minë lundruese, të cilat besohet se janë vendosur në hyrjet e porteve në Bosfor, është vërejtur në hyrje të Bosforit, kanë raportuar mediat turke.
Ministria turke e Mbrojtjes tha se objekti është neutralizuar, por i bëri apel anijeve në Detin e Zi që të kënë kujdes nga minat lundruese.
Objekti i dyshimtë, i cili u vërejt nga peshkatarët, u neutralizua nga ekipet e specializuara të flotës detare të Turqisë, të cilat konstatuan se bëhet fjalë për minë të prodhimit më të vjetër.


