Presidenti polak, Andrzej Duda mirëpriti sot presidentin amerikan Joe Biden në pallatin presidencial në Varshavë, ku të dy do të zhvillojnë bisedime rreth pushtimit rus të Ukrainës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin iu bashkuan Bidenit në pallatin presidencial.
Delegacioni polak përfshinte ministrin e Jashtëm, Zbigniew Rau dhe ministrin e Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
Më herët, Biden mori pjesë në një ceremoni pritjeje në kryeqytet, ku u përshëndet nga një orkestër ushtarake që luajti himnet kombëtare të SHBA-së dhe Polonisë.


