Lajme

Ministrat e Ukrainës takohen me homologët amerikanë

03/26/2022 12:11
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha të shtunën se ai dhe ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba se për herë të parë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me homologët e tyre amerikanë.

“Ne diskutuam çështjet aktuale dhe bashkëpunimin në drejtimet politike dhe të mbrojtjes mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Reznikov në Tëitter, duke postuar një fotografi të takimit në Varshavë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.