Sporti

Alarmon Sachi: Futbolli italian ka ngecur për 60 vjet, problemi është serioz

03/26/2022 12:01
nga:Mergim Rreci

Humbja e Italisë kundër Maqedonisë së Veriut (0-1), dhe si pasojë largimi nga Kupa e Botës për herë të dytë radhazi, shkaktoi kritika të forta ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Ish-trajneri italian Arrigo Sacchi (ai ishte në finalen e Kupës së Botës 1994, humbi nga Brazili) ishte veçanërisht i hapur dhe shumë kritik, shkruan GazetaBlic Sport.

“Problemi është serioz. Futbolli italian vuan nga një prapambetje kulturore, nuk ka ide të reja. Ka vende të tjera që po evoluojnë dhe ne kemi ngecur për 60 vjet. Sinqerisht, trajneri dhe lojtarët janë më së paku fajtorë”, tha ai.

Kjo do të jetë Kupa e dytë radhazi e Botës në të cilën Italia nuk merr pjesë.

/GazetaBlic Sport/