Shqipëria do të përballet sot me Spanjën në një ndeshje miqësore.
Ky takim zhvillohet në “RCDE Stadium” në ora 19:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këto ditë të grumbullimit, për fat të mirë grupi i lojtarëve nuk ka pasur probleme me dëmtmet dhe trajneri Edy Reja është i lirë në përzgjedhjen e formacionit titullar për ndeshjen ndaj iberikasve.
Por, kompanitë e huaja të basteve i lënë të pashpresë kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja.
Fitorja e Spanjës kuotohet me 1.15, ndërsa barazimi ka koeficientin 7.5. Fitorja e Shqipërisë në këtë miqësore që luhet në Barcelonë e ka koeficientin 17, por kjo nuk do të thotë se surprizat mund të mungojnë.


