Sporti

Ilir Latifi rikthehet sonte në oktagonin e UFC, përballet me rusin Aleksei Oleinik

03/26/2022 10:05
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi ngjitet sonte në oktagonin e UFC, atje ku synon fitoren e madhe.

Luftëtari shqiptar, do të përballet me Aleksei Oleinik, edhe pse ishte planifikuar që të ndeshej me Alexandr Romanov, por ky i fundit u largua për shkak të një lëndimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata janë luftëtarë të ndryshëm, por lufta pritet të jetë shumë e barabartë.  Latifi ka 16 fitore, 8 humbje dhe 0 barazime, kurse Oleinik ka 59 fitore, 16 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij të gjatë.

Latifi është 38 vjeçar, kurse Oleinik është 44. Kjo luftë zhvillohet sonte pas mesnate në ShBA.

/GazetaBlic Sport/