Sporti

Argjentina fiton bindshëm ndaj Venezuelës, Messi realizon gol në këtë takim

03/26/2022 08:03
nga:Mergim Rreci

Argjentina, tashmë e kualifikuar në Botërorin 2022, e mposhti me rezultat 3-0, Venezuelën.

Nicolas González (34′), Di Maria dhe Messi shënuan golat e ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fakt, në atë që ishte ndeshja e fundit në shtëpi e skuadrës Albiceleste në kualifikuese, pati një atmosferë festive në Bombonera, me tifozët të kënaqur me atë që panë gjatë këtij takimi.

Argjentina ka 38 pikë dhe është në vendin e dytë, katër pas Brazilit, i cili do të përfundojë në vendin e parë. Venezuela tashmë ka 10 pikë dhe nuk do të largohet nga vendi i fundit.

/GazetaBlic Sport/