Lajme

Joseph: Moslejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë është dhuratë e Kurtit për Vuçiqin

03/25/2022 20:28
nga:Astrit Gashi

Ish-diplomati amerikan Edward Joseph ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gabuar kur ka vendosur që të mos mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë dhe se kjo ishte një dhuratë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Albin Kurti ka bërë një gabim në lidhje me të drejtën e serbëve të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e përshtatshme për regjimin e Aleksandër Vuçiqit, e cili vjen në një kohë kur presidenti serb është nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian për shkak të besnikërisë ndaj Moskës”, shkroi ai në Twitter.