Sporti

Abramovich emërohet nga Putin për negociata për paqe me Ukrainën

03/25/2022 20:55
nga:E K

Në shënjestër të disa sanksioneve nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian, Roman Abramovich u emërua nga Vladimir Putin si një nga emisarët për të negociuar paqen me Ukrainën. Sipas Financial Times, oligarku rus, ish-pronar i Chelsea, tashmë është takuar me anëtarët e kabinetit të Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Kjo nuk është hera e parë që Abramovich përfshihet në këtë lloj negociatash. Pas takimit të parë, David Arakhamia, kreu parlamentar i partisë së Zelensky, konfirmoi për shtypin se Abramovich kishte qenë i pranishëm në Bjellorusi dhe pjesëmarrja e tij erdhi për shkak të prejardhjes së tij hebreje, përcjell GazetaBlic Sport.

Një nga oligarkët kryesorë të Rusisë, Abramovich është përpjekur të distancohet nga Vladimir Putin dhe nuk ishte i pranishëm në takimin e presidentit rus me kompanitë shtetërore ditën kur filloi pushtimi i Ukrainës.

E vetmja lidhje e njohur mes të dyve është fakti se biznesmeni ishte guvernator i provincës Chukotka, në ngushticën e Beringut, midis viteve 2000 dhe 2008, i zgjedhur nga partia në pushtet në Moskë.

/GazetaBlic Sport/