Manchester United është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Pas paraqitjeve jo-stabile nga Harry Maguire, klubi anglez është “detyruar” të mendojë për një zgjidhje për fazën defanzive, shkruan GazetaBlic Sport.
Qendërmbrojtësi i Atalantas, Merih Demiral, i cili po kalon formë të mirë në Serie A ka kapur vëmendjen e “Djajve të Kuq”, raporton Goal.com.
Turku është i huazuar te Atalanta në qershor të vitit 2021, huazim ky që përfundon në fund të sezonit, por Atalanta kanë mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit.
/GazetaBlic Sport/


