Sporti

“Mendoj se trofeu nuk do të mbërrijë në Romë këtë vit”, Lineker tallet me Italinë

03/25/2022 13:07
nga:Mergim Rreci

Gary Lineker, ish futbollist anglez dhe një nga sulmuesit më të mirë në histori, komentoi në llogarinë e tij në Twitter eliminimin e Italisë nga Maqedonia e Veriut.

“Kampionët e Evropës që nuk arrijnë në finalen e play-off-it është pothuajse e vështirë të besohet. Ishte një eliminim absolutisht shkatërrues”, ka shkruar ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mendoj se trofeu nuk do të mbërrijë në Romë këtë vit”, komentoi ai, me pak ironi ai.

“E ke seriozisht? A është Italia jashtë Katarit? Karma!”, përfundoi Lineker.

/GazetaBlic Sport/