Qytetarët serbë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar të grumbullohen për të protestuar në sheshin” Car Llazar” në veri, raporton Gazeta Blic.
Sipas disa burime të gazetës përveç serbëve lokal të asaj pjesë aty pritet të vijnë edhe disa qytetarë të tjerë serbë, të cilët me autobus janë organizuar për të protestuar ndaj një vendimi të qeverisë së Kosovës i cili aktualisht, nuk lejon mbajtjën e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.
Strukturat paralele u kanë kërkuar punonjësve të tyre por edhe qytetarëve që marrin paga nga Serbia që të dalin sot në protestë.
Të gjitha “kërcënimet” e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës


