Lajme

Ministria ukrainase e Mbrojtjes: Janë vrarë mbi 16 mijë ushtarë rusë

03/25/2022 11:11
nga:Astrit Gashi

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar të dhënat e fundit të ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë.

Sipas këtyre të dhënave, 16.100 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i agresionit rus para një muaji, ndësa 1625 tanke të ushtrisë ruse janë shkatërruar.

Ministria poashtu ka dhënë shifrën e 115 aeroplanëve ushtarakë rusë të rrëzuar dhe 291 sistemeve të shkatërruara raketore.