Lajme

IPK nis procedurat kundër eprorëve të Policisë së Kosovës që ishin në takim me Vuçiqin

03/25/2022 09:29
nga:Astrit Gashi

Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK’së, Arbër Beka.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka deklaruar Beka.

Përdryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Vuçiqin