Lajme

Zyrtarët amerikanë: Raketat ruse me shkallë të lartë dështimi

03/25/2022 08:26
nga:Astrit Gashi

Raketat ruse të shkrepura gjatë konfliktit në Ukrainë kanë një shkallë dështimi deri në 60 për qind, kanë pohuar shumë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Dështimet mund të shkaktohen nga çdo gjë, duke filluar nga pamundësia për të nisur e deri te dështimi për të shpërthyer pas goditjes.

Norma e raportuar, e cila nuk është verifikuar diku tjetër, mund të shpjegojë luftën e Rusisë për të ruajtur vrullin në pushtimin njëmujor.

Sipas SHBA-së, Rusia ka shkrepur të paktën 1 mijë e 100 raketa që nga fillimi i luftës.

Ata nuk kanë thënë se sa kanë goditur objektivat e tyre dhe a kanë shpërthyer me sukses.