Lajme

Baton Haxhiu rrëfen: Kështu më shpallën të vdekur gjatë luftës në Kosovë

03/24/2022 23:27
nga:Gazeta Blic

Baton Haxhiu rrëfen se si e kishin shpallur të vdekur gjatë luftës në Kosovë.

Baton Haxhiu ka rrëfyer në Politiko me Kushtrim Sadikun historinë e tij në kohën e luftës në Kosovës, kur edhe e kishin shpallur të vdekur.

“Me datën 22 pas një balline në Kohën Ditore me UÇK-në, ishte ditë e diele, mua më thirri me urgjencë prokurori me më dënuar me vendim të prerë. Bajram Keleendi ka ardhur bashkë me Luan Dobrosin ë Gjykatën Themelore të Prishtinës. Filloi procedura e gjykimit në orën 15:00 të dielën. Prokrori më fliste sërbisht, unë ju thoja nuk po ju kuptoj. Më vendosi me procedurë të shpejt me më dënuar. Më tha je i lirë, të martën duhesh me u paraqitë për vendimin. Me datën 24-25, Bajram Kelmendin e marrin me djalin tjetër të tij, Kushtrimin dhe i kanë pushkatuar te rruga e Amortizatorëve. njerëzit që kanë kaluar andej i kanë parë trupat e tyre, edhe dikujt i ka përngja trup i njrit prej tyre me trupin tim”.

“Te një fqinjë i imi që dëgjoheshin lajmet. Ishte ai zëri kumbues i gazetarës Valentina Saraqini në lajmet e orës 17:00 tha: Sot u vra Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu. Unë isha në derën tjetër. Kur e kanë dhënë lajmin veç pritsha kur po vijnë me më marrë. Më thanë po qysh NATO të ka shpallë të vdekur” tha Haxhiu në Politiko me Kushtrim Sadikun.