Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ka thënë që ndërhyrja e kësaj aleance ishte vendimtare që Kosova të çlirohet në qershor të 1999-ës.
Ai ka theksuar se shqiptarët në Kosovë kishin një rezistencë gjithë popullore e cila më pas u shndërrua në luftë çlirimtare.
“Besoj që ishte vendimtare që Kosova të çlirohet me 12 qershor të 1999-ës. Paraprakisht kishim një rezistencë gjithë popullore në kushte të okupimit, mirëpo dikur u pa që rezistenca paqësorë nuk mjafton dhe ajo u avancua në luftë çlirimtare. Pra rezistenca e universitetit dhe rezistenca e partive politike asokohe u zëvendësua të kohë me luftën çlirimtare bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në fund NATO e kuptoi se po përsëritej Bosnja në Kosovë dhe Kosova në Maqedoni e Mal të Zi”, tha ai në KTV.
Tutje kryeministri Kurti ka tha se në Kosovë ka ndodhur gjenocid dhe shteti ynë po bënë përgatitjet për ta paditur Serbinë për këtë.
“Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi. Po i bëjmë përgatitjet, është çështje komplekse e gjigante. Gjenocidi nuk është krim që vjetërsohet. Duhet të jemi të përgatitur para së të fillojmë këtë proces. Gjenocidin me NATO-n, e ka ndaluar bashkësia ndërkombëtare”, shtoi ai.
“Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë”, reagimi i fundit nga Vuçiq


