Sporti

Kosova “bombardon” Burkina Fason me 5 gola

03/24/2022 19:51
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore me rezultat të thellë ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen e sotme miqësore, shkruan GazetaBlic Sport.

Fidan Aliti shënoi pas vetëm tre minutave lojë, teksa 20 minuta më vonë një eurogol të vërtetë e realizoi Astrit Selmani. Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë e duelit.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Kosovës nuk u ndalën dhe realizuan edhe tri gola të tjerë.

Mërgim Vojvoda shënoi pas 53 minutave lojë – pas asistimit të Edon Zhegrovës. Në minutën e 65’të, Kosovën e shpëtoi portieri Samir Ujkani, i cili priti penalltinë.

Dy minuta më pas, Kosova shënoi gol me anë të Milot Rashicës, i cili relizoi gol për kombëtaren pas më shumë se një viti.

Për të vulosur fitoren e Kosovës u përkujdes Toni Domgjoni, i cili shënoi realizoi për 5-0 në debutimin e tij.

Vlen të theksohet se Edon Zhegrova dhe Ibrahim Dresevic kishin një paraqitje fenomenale sonte.

/GazetaBlic Sport