Lajme

Miratohet rezoluta nga OKB-ja, Rusia fajësohet për krizën në Ukrainë, voton pro edhe Serbia

03/24/2022 18:24
nga:Genita C

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë e cila fajin ia drejton Rusisë për krizën humanitare në Ukrainë.

Kjo rezolutë u miratua nga 140 shtete, në mesin e tyre ishte edhe Serbia.

Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropina, Josep Borrell, ka thënë se Rusia do të mbajë përgjegjësi për të gjitha gjërat që i ka shkaktuar në Ukrainë.