Sporti

Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Aro Muric, yjet e Kosovës e nisin ndeshjen nga stoli

03/24/2022 17:37
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Burkina Fason.

Kosova dhe Burkina Faso takohen me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është ndeshja e parë e kombëtares tonë nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse.

Trajneri francez ka vendosur që në këtë ndeshje të startojë me disa lojtarë që nuk kishin shumë minuta në takimet e kaluara, kur ai nuk ishte pjesë e “Dardanëve”.

Yjet si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Aro Muric që po kalojnë formë të mirë kanë mbetur në stol dhe priten të inkuadrohen në pjesën e dytë.

Ja formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani, L. Kastrati, Fazliji, Aliti, Vojovoda, Domgjoni, Dresevic, Muslija, Zhegrova, Selmani, Rashica.

Burkina Faso: F. Ouedraog, S. Ouattara, Dabo, E. Tapsoba, Guiebre, D. Ouattara, Sangare, Bayala, Guira, Yago dhe Ouattara.

/GazetaBlic Sport