Sporti

Zlatan Ibrahimovic: Lufta në Ukrainë është një tragjedi, shpresojë që të përfundojë sa më shpejtë

03/24/2022 16:15
nga:L J

Zlatan Ibrahimovic do të luajë sonte për Suedinë kundër Republikës Çeke në kualifikueset e Botërorit në orën 20:45.

Fituesi i këtij dueli do të luajë kundër Polonisë për të shkuar në Kupën e Botës. Para ndeshjes në konferencën për shtyp, Ibra u pyet për Ukrainën dhe luftën që po zhvillohet në këtë shtet, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është shumë e vështirë të flasësh për luftë. Unë e përcjell mesazhin tim përmes futbollit. Ne do të luajmë futboll dhe do të përpiqemi të përhapim energji dhe dashuri. Është tragjike kjo që po ndodh sot. Në vitin 2022 duhet të merremi me gjëra normale, jo të kalojmë luftëra në të cilat njerëzit duhet të vuajnë. Ne thjesht kaluam një pandemi, dolëm prej saj dhe lufta filloi”, tha Ibrahimovic.

“Unë dua të jem pozitiv, të ndaj paqen dhe dashurinë. Kjo është ajo që unë shpresoj që të vijë sa më shpejt. Fik televizorin dhe nuk ndjek mediat. Më kanë thënë se çfarë po ndodh, por nuk po e ndjek. Shpresoj se do të zgjidhet, por nuk dua ta ndjek. Unë jam kundër luftës, por po fokusohem në disa gjëra të tjera”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport