Lajme

Nga Universiteti i Mitrovicës tregojnë detaje për rrahjen e dy zyrtarëve

03/24/2022 13:57
nga:N M

Është ikonfirmuar rrahja në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Mesohet se dy zyrtarë të administratës janë përleshur fizikisht në oborrin e universitetit.

Zyrtari për media, Ahmet Jashari tha për Insajderin se rrahja ka ndodhur në oborrin e universitetit dhe më këtë rast është duke u marr Policia e Kosovës.

“Ka ndodhur një rrahje mes dy zyrtarëve të administratës se universitetit. Policia është duket u marr me hetimet dhe shkakun”, tha ai

Ndryshe edhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar përleshjen por nuk kanë dhënë detaje tjera derisa janë duke hetuar rastin.

Përleshje mes zyrtarëve të Universitetit të Mitrovicës, policia po interviston të përfshirët